Ndërlidhjet

PRISHTINË


Vendet e rajonit janë të interesuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës, i cili para së gjithash duhet të prodhojë stabilitet në Kosovë dhe në rajon, kanë pohuar sot në Prishtinë përfaqësuesit e diplomacive greke, kroate dhe rumune.
Ministri i Jashtëm i Greqisë Petros Molivijatis, i shoqëruar nga zëvendës ministrat e jashtëm të Kroacisë dhe Rumanisë, Hidajet Pishçeviq dhe Lusian Lusteanu, e vizituan Prishtinën në kuadër të nismës së Ballkanit perëndimor.
Vizita e përbashkët kishte për qëllim dëgjimin e pikëpamjeve të dy palëve për të ardhmen e Kosovës, në prag të fillimit të negociatave për statusin.
Pas takimeve me zyrtarët më të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë të Kosovës, treshja e diplomatëve të rajonit udhëtoi në Beograd.
XS
SM
MD
LG