Ndërlidhjet

BUKURESHT


Presidenti i Serbisë e Malit të Zi bëri thirrje për "zgjidhje afatgjate kompromisi" për Kosovën pas takimit me homologun rumun në Bukuresht.
"Ne do të dëshironim zgjidhje afatgjate kompromisi duke respektuar konventat ndërkombëtare. Kjo zgjidhje duhet të konfirmojë se unioni Serbi-Mali i Zi është shtet demokratik me kufijtë e vet", tha Svetozar Maroviq.
Ndërkaq presidenti Traian Basescu e ka paraqitur propozimin e Rumanisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sipas të cilit Kosova do të ishte autonome, por jo edhe shtet i pavarur.
Basescu tha se Kosova do të duhej të përfaqësohet nga një komisioner i Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG