Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush tha se Shtetet e Bashkuara do të punojnë për lirimin e amerikanëve të rrëmbyer në Irak, por nuk do të paguajnë para. "Ne, kuptohet që nuk paguajmë para për asnjë peng. Atë që do ta bëjmë është që t'i shfrytëzojmë informatat e kundërzbulimit për të parë nëse do të mund t'i gjejmë. Mënyra më e mirë për t'u siguruar që Iraku të jetë shoqëri paqësore, është që të vazhdojë të përhapë demokracinë. Por, kuptohet që ka të atillë, të cilët duan ta pengojnë përhapjen e demokracisë", tha presidenti Bush.
Ai i bëri këto komente pasi ushtria Islamike në Irak tha se ka rrëmbyer një këshilltar amerikan të sigurisë.
Në një video në televizionin Al-Jazeera, grupi tha se do ta ekzekutojë njeriun brenda 48 orëve nëse Shtetet e Bashkuara s'i lirojnë të gjithë të burgosurit irakienë.
Ndërkohë sot, të paktën 27 kadetë u vranë dhe dhjetra u plagosën nga sulmet vetëvrasëse me bomba kundër Akademisë Policore në Bagdad.
XS
SM
MD
LG