Ndërlidhjet

VITI


Policia e Kombeve të Bashkuara njoftoi se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në drejtim të një argjendarie në qytetin e Vitisë. Kelly McCollins, zëdhënëse e policisë ndërkombëtare tha se nga shpërthimi, argjendaria ka pësuar dëme materiale, por pasoja në njerëz nuk ka pasur.
Mjetet serbe të informimit kanë njoftuar se granata është hedhur në drejtim të një veture të Misionit të Kombeve të Bashkuara, por zonja McCollins tha se granata është hedhur në drejtim të argjendarisë dhe jo në drejtim të dy veturave të OKB-së, që kanë qenë të parkuara afër dhe të cilat nuk janë dëmtuar fare nga shpërthimi.
XS
SM
MD
LG