Ndërlidhjet

BEOGRAD


Treshja dioploamtike ballkanike e kryesuar nga ministri i jashtëm i Greqisë, Moliviatis dhe e përbërë nga përfaqësuesit e ministrive të jashtme të Kroacisë e Rumanisë, pas Prishtinës kanë vizituar Beogradin. Gjatë takimit në Beograd me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç kanë rënë dakord se për zgjidhjen e statusit të Kosovës duhen këshillime të vazhdueshme mes vendeve të rajonit. Shefi i diplomacisë greke që e udhëheq treshen diplomatike të rajonit theksoi pas takimit me Tadiçin nevojën "që në procesin e përcaktimit të statusit të ardhshëm të forcohet stabiliteti rajonal". Shefi i diplomacisë greke tha se qëndrimet që ka dëgjuar në Beograd e Prishtinë janë të vlefshme para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.
XS
SM
MD
LG