Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarët amerikanë dhe ministrat e mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore, diskutuan në Uashington për riorganizimin e misionit të NATO-s në Kosovë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld tha se në takim u diskutua për transformimin e forcës paqeruajtëse, në mënyrë që ajo të bëhet më fleksibël.
"Ky proces është diskutuar në NATO dhe parashikoj se do të ndodh në periudhën e ardhshme, në atë mënyrë që forcën ta bëjë më efikase" citon agjencia franceze e lajmeve, Sekretarin amerikan të Mbrojtjes.
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu tha se Shqipëria dëshiron stabilitet dhe nuk është e interesuar për bashkim me Kosovën. "Edhe udhëheqësit e Kosovës nuk dëshirojnë që ajo të bëhet pjesë e Shqipërisë. Ata duan pavarësi. Ata duhet të jetojnë në paqe e harmoni dhe të respektojnë të drejtat e serbëve dhe pakicave të tjera", tha Mediu.
XS
SM
MD
LG