Ndërlidhjet

logo-print

25 VJET PAS VRASJES LEGJENDA E LENONIT SA VJEN E RRITET


Xhon Lenon ishte rreth 40 vjeç kur publikoi albumin e parë përgjatë 5 viteve. Në 8 dhjetor të vitit 1980 ai u qëllua nga një simpatizant i çmendur Mark David Chapman para apartamentit të tij në Nju Jork.
Qysh prej atëhere admiruesit e tij janë përpjekur për të kuptuar absurditetin e vrasjes së muzikantit të madh. Ndërkohë autori i vrasjes Mark David Chapman që gjendet në burg, kujton skenat e natës së krimit.
"Një kujtesë shigjetë më sjell ndërmend errësirën e natës së vrasjes së Xhon Lenonit. Në vendngjarje kishte disa dedektivë dhe njeri prej tyre më tha "Pse e bëre këtë? " Unë i thashë se e gjitha kjo erdhi prej zemrës dhe unë nuk po kuptoja se çfarë po ndodhte në botë. E gjitha kjo rrëzoi brendinë time dhe kjo gjendje ishte më skizofrenikja. E ndjeja që gjithmonë dikush ishte mbrapa meje. Unë kisha humbur të ardhmen",shprehet autori i vrasjes së Lenonit.
Gjatë këtij çerek shekulli nga vrasja e Lenonit, për figurën mitike në muzikë, janë hartuar filma dhe libra për kitaristin e njohur të Bitëllsave. Në libra është trajtuar dhe jeta e tij me bashkëshorten japoneze Jokoonon, e cila ndikoi shumë në botëkuptimin e Lenonit si aktivist i paqes dhe kundër luftërave në botë.
Një dekadë para vrasjes, Xhon Lenoni u pyet sesi do të donte të përkujtohej nëse vdiste papritur? Ai tha pa asnjë hezitim", si një misionar i madh i paqes, si një burrë i cili mbështeti fushatën kundër luftës në Vietnam dhe që i bëri thirrje rinisë të kishte për qëllim vetëm paqen.
"Ne shpresojmë ta arrijmë paqen. Ky është qëllimi që duhet të kemi dhe ne po bëjmë më të mirën për të. Në mënyrë simbolike në vend që të godisni një dritare, unë i them të rinjve të rrisin flokët për paqen. Pra ne po nxisim një fushatë simbolike për paqen, në qendër të së cilës janë veprime që nuk mund të shkatërrohen lehtë", ka deklaruar Xhon Lenon, në një koment të tij për paqen në botë.
Madje i famshmi Lenon improvizoi skenën e të ndejturit në shtrat me gruan Jokoonon në suitat e hotelit në Montreal dhe Amsterdam në favor të paqes.
"Pika e të qëndruarit në shtrat është një gjest komercial për paqen si kundërshtim për luftën, e cila trumpetohet çdo ditë në gazeta. Ne themi pse nuk ka diçka të këndshme në gazeta? Pra ne qendrojmë në shtrat gjatë tërë javës sepse të gjitha përgjigjet tona ndaj shtypit janë: Jepini një shans paqes, duke filluar që nga qëndrimi në dhomën e gjumit."
Gjate qendrimit te tij simbolik ne shtrat Xhon Lenon regjistroi kengen " jipi paqes nje shans " e cila u be nje kenge simbol per te gjitha protestat poltike ne bote gjtae ketij cerek shekulli.
Xhon Lenon u ironizua nga media dhe politikanët kur ai publikoi për herë të parë thirrjen "Në shtrat për paqen " ose "flokë të gjata për paqen". Por thirrjeve ironike unë iu përgjigja me humor duke thënë se këto janë mënyra të efektshme për të nxitur politikanët", ka thënë Lenon.
"Nuk marr gjithë këtë kaq seriozisht sepse mendoj se ka turbullime në art, muzikë dhe lëvizjet paqësore në botë. Pastaj mendoj se është e drejta jonë të mos merremi seriozisht, pavarësisht se format e protestës sonë për paqe do të jenë të gjithanshme".
Vizioni utopik i Lenonit për një botë më të paqme, pa ndarje fetare, kombësish apo gare për pasuri, u hartua në këngën "Imagine", e cila hyri në historinë e muzikës si këngë mit e Lenonit.
Në ditët e fundit të jetës Xhon Lenon pranoi se frymëzimi për këngën "Imagine" i erdhi nga leximi i një libri të gruas së vet Jokoono.
Ende muzika e Lenonit trondit pothuajse gjithe universin. Albumi i quajtur "1" ka shitur mbi 10 milion kopje që kur ai doli në treg, 5 vjet më parë. Revista e njohur "Forbes " e ka renditur vrasjen e Lenonit, si vdekjen e tretë më të famshme për nga të ardhurat, pas Elvis Preslit dhe krijuesit të filmave vizatimorë Charles Chulz.


XS
SM
MD
LG