Ndërlidhjet

PRISHTINË


Delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi në Grupin punues për personat e pagjetur sot kanë mbajtur një takim me dyer të mbyllura. François Stam, përfaqësues i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i cili ndërmjetëson dhe mbikqyr punën e këtij grupi, pas takimit ka theksuar se “është thelbësore që problemi i personave të pagjetur të jetë parësor dhe të trajtohet tash, sidomos në kohën kur po fillojnë bisedimet për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe kjo çështje mund të ndihmojë në procesin e pajtimit”. Ndërkaq, Arsim Gergjaliu, nga delegacioni i Prishtinës, thotë se në takimin e sotëm është treguar vullnet pozitiv për vazhdimin e punës së ketij grupi për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
XS
SM
MD
LG