Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Kosovarët duhet të të ndërtojnë një Kosovë për të gjithë, në mënyrë që të arsyetohet ndërhyrja e NATO-s dhe miliardat e shpenzuara nga bashkësia ndërkombëtare", ka deklaruar zëvendësshefi i UNMIK-ut, Larry Rossin në Malishevë.
“Negociatat, nuk janë eleminim i dëshirës për pavarësi, pasi ju keni të drejtë të jeni të pavarur, por ka rreth 80–90 çështje për të cilat duhet të bisedohet dhe të cilat duhet të zgjidhen”, tha Rossin duke theksuar se bisedimet do jenë të vështira pasi "duhet të jepni garanci për bashkësitë e tjera, duhet të bisedoni për çështjen e borxheve, pra duhet të tregoni se Kosova do të jetë stabile për vete dhe për fqinjët."
“Mitrovica do të jetë pjesë e Kosovës dhe jo e Serbisë, ndërsa çështja e kufirit me Maqedoninë mbetet të diskutohet mes Kosovës dhe Maqedonisë”, tha Rossin.
XS
SM
MD
LG