Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Anëtarësimi i mundshëm në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit do të garantonte paqen në Kosovë dhe në pjesët e tjera të trazuara të Evropës Juglindore, ka deklaruar Ministri i Jashtëm grek, Petros Moliviatis. Moliviatis i ka bërë këto komente pas takimit në Beograd me presidentin serb, Boris Tadiç. Moliviatis është në krye të një nisme rajonale që përfshin Rumaninë e Kroacinë dhe që synon të nënvizojë rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në Ballkan para dhe gjatë bisedimeve për statusin e Kosovës. Tadiç nga ana e tij ka përsëritur kërkesën për ndarjen e Kosovës në dy entitete. Dje delegacioni i kryesuar nga shefi i diplomacisë greke në përbërje të të cilit janë dhe përfaqësues të diplomacisë rumune e kroate, dje kanë vizituar Prishtinën.
XS
SM
MD
LG