Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Në Bruksel takohen sot ministrat e jashtëm të 26 vendeve anëtare të NATO-s. Sipas paralajmërimeve, Kosova është njëra nga temat kryesore të takimit. NATO pritet të emërojë sot përfaqësuesin e saj në bisedimet për statusin e Kosovës.
Ministrat e Jashtëm të NATO-s diskutojnë edhe për zgjerimin e rolit të Aleancës në Afganistan.
Ndërkaq, Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice, pjesëmarrëse në takim, pritet të përballet me pyetjet rreth trajtimit të të arrestuarve në luftën kundër terrorizmit. Në prag të takimit, ministri i jashtëm gjerman Frank Valter Steinmeier tha se NATO dhe ministrat e Bashkimit Evropian kanë ngritur shqetësimet se liderët botëror nuk duhet të kenë dallime në interpretimin e ligjit ndërkombëtar.
"Sekretarja Rice ka premtuar se në Shtetet e Bashkuara, interpretimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është i njëjtë si në Evropë, dhe së paku, kjo ishte një gjë e mirë për t'u thënë" tha Steinmaier.
XS
SM
MD
LG