Ndërlidhjet

BEOGRAD


I akuzuari nga Gjykata e Hagës, gjenerali kroat Ante Gotovina është arrestuar në Spanjë.
"Ante Gotovina u arrestua mbrëmë në Spanjë dhe tani gjendet në një qendër paraburgimi, nga ku do të dërgohet në Hagë", bëri të ditur kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Carla Del Ponte, e cila po qëndron në Beograd.
Shefi i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer e vlerësoi këtë si lajm të mirë.
"Arrestimi i Gotovinës është një lajm i mirë për botën. Është lajm i mirë kur sillen para drejtësisë personat që akuzohen për krime serioze. Mendoj se ky është një lajmi mirë edhe për Kroacinë", tha Scheffer.
Gotovina akuzohet për vrasjen e rreth 150 serbëve dhe dëbimin e mijëra të tjerëve gjatë luftës së viteve 1991 – 95.
XS
SM
MD
LG