Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e vendeve anëtare të NATO-s, në prani të Sekretares amerikane të Shtetit kanë diskutuar në Bruksel dhe çështjen e Kosovës. Në fund të takimit është shprehur mbështetja për procesin e zgjidhjes së statusit dhe punën e zotit Marti Ahtisari. Ministrat e jashtëm të NATO-s i kanë bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë që të vazhdojnë zbatimin e standardeve demokratike. NATO-ja ka përsëritur vendosmërinë për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë dhe vazhdimësinë e misionit prej 17 mijë trupash të KFOR-it. Aleanca veriatlantike do jetë e përfshirë edhe politikisht në proces përmes Grupit të Kontakt plusit.
XS
SM
MD
LG