Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me një rrugë të gjatë e të vështirë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por dera për këto vende është e hapur, ka deklaruar eurokomisioneri për zgjerim Oli Rehn. Rehn theksoi se Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia e Mali i Zi duhet të jenë të përkushtuara lidhur me reformat. "Anëtarësia është vite larg, por për Bashkimin Evropian është më mirë të eksportojë stabilitet se të importojë paqëndrueshmëri nga Ballkani", tha Rehn në një konferencë mbi Ballkanin organizuar nga "Miqtë e Evropës".
Rehn kërkoi nag vendet e Ballkanit të luajnë një rol konstruktiv në bisedimet për statusin e Kosovës, duke shtuar se statusi duhet të jetë burim i një qëndrueshmërie afatgjatë.
XS
SM
MD
LG