Ndërlidhjet

BEOGRAD


I akuzuari nga Gjykata e Hagës, gjenerali kroat Ante Gotovina është arrestuar në Spanjë.
Shefi i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer e vlerësoi këtë si lajm të mirë për botën dhe Kroacinë. Të njëjtin qëndrim ka shprehur dhe shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana dhe komisioneri për zgjerim Oli Rehn. Ndërkaq kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Carla Del Ponte, e cila gjendet në Beograd ka shprehur dëshpërimin për dështimin e Beogradit në arrestimin e Mlladiçit dhe Karaxhiqit. Ndërkaq kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka theksuar:
"Ramë dakord me komisionerin Rehn se arrestimi i gjeneralit Gotovina duhet të interpretohet si një detyrim për qeverinë në Beograd që të dorëzojnë në Hagë të akuzuarit kryesorë", tha Gjukanoviç.
XS
SM
MD
LG