Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Olli Rehn u shpreh sot se "shpreson se në fund të këtij viti, BE-ja do ta bëjë një hap përpara për të gjitha vendet e rajonit" të Ballkanit Perëndimor. Ai mëtutje tha se "e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian" por shtoi se "rruga për atje shpeshherë është e vështirë". Këto komente zoti Rhen i bëri në një konferencë për lidhjet më të afërta ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Zyrtarë të lartë të vendeve ballkanike thanë se "pa perspektivën evropiane nuk dihet se çka do të ndodhë". Të gjithë folësit në këtë konferencë thanë se ka edhe shumë çështje që duhet të qartësohen, e para se gjithash, statusi i Kosovës.
XS
SM
MD
LG