Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen vizitoi sot Mitrovicën dhe tri komuna në veri të Kosovës. Me këtë rast ai është takuar me udhëheqës lokalë dhe me përfaqësues të serbëve. Zoti Petersen u shpreh se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Zyrtari lokal serb, Dragisha Milloviq tha se zotit Petersen i ka transmetuar shqetësimet e serbëve lidhur me decentralizimin, me lirinë e lëvizjes dhe kthimin e të zhvendosurve.
XS
SM
MD
LG