Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Minisri i jashtëm francez, Phillipe Douste-Blazy tha se statusi i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë në favor të stabilitetit rajonal. Mëtutje ai tha se "kërkohet që të gjitha palët të kenë qasje konstruktive". Zoti Douste – Blazy tha se "është e domosdoshme që Serbia të jetë realiste dhe ta kuptoj faktin se 90 % e popullit të Kosovës janë shqiptarë". Duke u shprehur për personat e zhvendosur ai tha se serbëve të Kosovës "duhet tu lejohet kthimi dhe të pranohen". Këto komente ai i bëri sot në Beograd, pas takimeve me zyrtarë të lartë. Nesër ai viziton Prishtinën.
XS
SM
MD
LG