Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Olli Rehn kërkoi nga liderët evropianë që Maqedoninë ta bëjnë kandidate zyrtare për pranim duke i njohur kështu reformat që po bëhen në këtë vend. Kjo ftesë duket se do të bëhet pasi Maqedonia mund të jetë viktimë e mospajtimeve brenda BE-së lidhur me çështjen e buxhetit, pasi mendohet se liderët e vendeve anëtare nuk do të mund të diskutonin për zgjerim nëse aktualisht 25 vendet nuk mund të pajtohen për buxhet. Pritet që për këtë çështje të diskutohet të hënën në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE-së.
XS
SM
MD
LG