Ndërlidhjet

MADRID


Ish gjenerali kroat Ante Gotovina është transferuar nga Spanja në qendrën e paraburgimit në Gjykatën e Hagës. Gotovina ishte në listën e tre më të kërkuarve nga Gjykata e Hagës së bashku me Karaxhiqin e Mlladiqin, të cilët ende janë në liri. Ministri spanjoll i punëve të brendshme Jose Antonio Alonso tha se Gotovina kishte dy pasaporta fallco me të cilat kishte udhëtuar pa probleme në shumë vende të botës përfshirë: vende të Amerikës Latine, Kinën, Çekinë, Rusinë etj.
XS
SM
MD
LG