Ndërlidhjet

logo-print

MONTREAL


Ministrat e mjedisit nga 189 vende u pajtuan sot, që të vazhdojnë bisedimet për gjetjen e rrugëve për luftimin e ngrohjes globale. Pjesëmarrësit në konferencën e OKB-së për ndryshimet klimatike në Montreal, thanë se marrëveshja do të "shqyrtonte dhe analizonte qasjet strategjike për bashkëpunim afatgjatë".
Bisedimet do të përfshijnë edhe Shtetet e Bashkuara, që e kanë braktisur Protokolin e Kjotos.
Ish presidenti amerikan Bill Clinton tha në konferencë se "është e çmendur nga ana jonë që të luajmë me të ardhmen e fëmijëve tanë duke mos u marrë vesh për diçka që e dimë se do ndikojë në ekonominë tonë si dhe do mbrojë mjedisin dhe njëherësh na jep mundësinë që të jetojmë së bashku në këtë planet".
XS
SM
MD
LG