Ndërlidhjet

LUBJANË


Ministri i Jashtëm i Sllovenisë Dimitrij Rupel tha se në bisedimet për statusin e Kosovës "Serbia nuk mund të mbetet pala humbëse". "Deri tani, në njëfarë mënyre e kemi shpëtuar Kosovën dhe kemi kërkuar zgjidhje për Kosovën. Më duket se së shpejti do të duhet të kërkojmë një formulë për Serbinë" tha Rupel, për gazetën sllovene "Veçer". Sipas tij, për Kosovën duhet gjetur zgjidhje që Serbinë nuk do ta dënojë, por do ta shpërblejë. Ai u angazhua që Bashkimi Evropian të anëtarësojë njëkohsisht Serbinë e Malin e Zi dhe Kosovën.
Rupel tha se Sllovenia do të ketë qasje konstruktive, në gjetjen e zgjidhjes për të gjithë.
XS
SM
MD
LG