Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe Malit të Zi Zoran Stankoviq tha se gjatë vizitës disa ditore në Uashington, njëra nga temat kryesore ishte siguria në Kosovë, gjatë periudhës së bisedimeve për statusin final.
"Duke marrë parasysh informacionet që janë këmbyer me zyrtarët më të lartë dhe masat e ndërmarra, besoj se ngjarjet e 17 marsit 2004 nuk do të përsëriten", citohet në një komunikatë të ministrisë, Stankoviq.
Ai ka marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore në Uashington.
XS
SM
MD
LG