Ndërlidhjet

OSLO


Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore dhe shefi i saj Mohamed El Baradei, morën sot çmimin Nobel për paqe. Çmimi iu nda për përpjekjet e tyre rreth ndalimit të përhapjes së armëve bërthamore.
"Ne kemi autoritet shumë të kufizuar, buxhet modest dhe nuk kemi ushtri. Mirëpo, të armatosur me fuqinë e bindjes sonë, ne do të vazhdojmë të themi të vërtetën dhe të përmbushim mandatin me paanshmëri dhe objektivitet" tha në ceremoninë e marrjes së çmimit në Oslo, Mohamed El Baradei.
Sipas tij, bota përballet me zgjedhjen ndërmjet armëve atomike dhe mbijetesës.
XS
SM
MD
LG