Ndërlidhjet

BAGDAD


Iraku po shton masat e sigurisë në prag të zgjedhjeve parlamentare në 15 dhjetor. Ministri i brendshëm Bayan Solagh tha se disa nga masat kryesore ishin shpallja e orës policore gjatë netëve të ardhshme, mbyllja e kufijve dhe e aeroportit të Bagdatit. Po sot kryeministri iraken Al –Jaafari ka përjashtuar cdo mundësi dialogu me përfaqësuesit e kryengritësve, nëse ai zgjidhet në votimet e 15 dhjetorit. Ndërkaq në Bagdad u vra një ushtar amerikan nga shpërthimi i një bombe në rrugë, ndërsa fati i 4 pengjeve perëndimorë ende mbetet i paqartë.
XS
SM
MD
LG