Ndërlidhjet

logo-print

SIDNEI


Nga rrëmujat në rrethinat e Sidneit janë plagosur 30 vetë dhe arrestuar 16. Rrëmujat nisën të dielën në mbrëmje kur një grup të rinjsh të dehur, sulmuan emigrantë të Lindjes së Mesme, që banojnë në jugun e kryeqytetit australian. Këta të fundit pas mesnatës kanë reaguar duke shkatërruar makina dhe disa mjedise periferike. Kryeministri australian John Howard duke dënuar rrëmujat tha:
"Nuk pranoj se ka racizëm në këtë vend. E kam kuptuar me më shumë optimizëm karakterin e popullit australian, i cili ka qenë i aftë të strehojë me miliona njerëz nga e gjithë bota."
XS
SM
MD
LG