Komisioneri i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Javier Solana mbërrin sot në Austri për një vizitë dy ditore. Ai do të takojë presidentin Heinz Fischer dhe zyrtarë të lartë të vendit, ku do të trajtohen dhe bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës. Vizita mbahet në prag të marrjes së kryesisë së radhës së BE-së, nga Austria.