Ndërlidhjet

BAGDAD


Katër ushtarë amerikanë e kanë humbur jetën në një sulm me bomba ndaj një patrulle të ushtrisë në kryeqytetin irakian.
Njoftimi i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara thotë se 4 ushtarët u vranë kur patrulla e tyre hasi në një mjet shpërthyes në veriperëndim të Bagdadit.
Po sot, një politikan sunit u qëllua për vdekje dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Irak.
Mizhar al-Dulaimi u vra ndërsa zhvillonte fushatën në qytetin Ramadi në provincën Anbar.
Ndërkohë, në botë filloi votimi i irakianëve që jetojnë jashtë vendit. Vetëm në Jordani janë ngritur 521 qendra votimi.
XS
SM
MD
LG