Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë sot u distancua nga deklaratat e veta se në Irak e kanë humbur jetën 30 mijë irakienë, duke thënë se të dhënat nuk janë zyrtare.
Vërejtjet e zëdhënësit Scot McClellan u bënë një ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se pothuajse aq irakianë janë vrarë prej fillimit të invazionit në Irak.
McClellan tha se presidenti Bush i ka cituar raportet e mediave, e jo të dhënat zyrtare. McClellan gjithashtu shtoi se kryengritësit janë përgjegjës për pjesën më të madhe të kasaphanës që po ndodh në Irak, e jo forcat e ushtrisë amerikane.
XS
SM
MD
LG