Ndërlidhjet

BAGDAD


Në Irak kanë filluar votimet për zgjedhjen e përbërjes së plotë të parlamentit 3 vjet pas largimit të diktaturës së Saddam Husseinit.
"Sot Iraku i dërgon një mesazh gjithë botës, se dëshira e njerëzve për demokraci është më e fortë se tirania", deklaroi kryeministri Ibrahim Al-Jaafari pasi e hodhi votën e tij në Bagdad.
Fill pas hapjes së vendvotimeve, një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në qendër të Bagdadit. Nuk ka raporte për viktime të mundshme. Shpërthim të ngjashëm pati edhe në Ramadi.
Rreth 15 milionë irakienë do të mund të votojnë për 275 ulëset e Asamblesë, për të cilat konkurojnë rreth 7.600 kandidatë.
XS
SM
MD
LG