Ndërlidhjet

BAGDAD


Janë shtyrë dhe për një orë votimet e përgjithshme në Irak, të parat votime që pas ndërhyrjes ushtarake nga të cilat do të dalë një parlament me mandat katër vjeçar.
Lidhur me ecurinë e zgjedhjeve ish kryeministri irakian, Ijad Allaui për Evropën e Lirë tha:
"Ka pasur rreth 60 shkelje të cilat ne i kemi raportuar në Komisionin Qëndror Zgjedhor, Kombet e Bashkuara dhe tek amabsadorët e vendeve të përhershme anëtare në Këshillin e Sigurimit", tha Allaui.
Në të tjera zhvillime ambasadori irakian në Kombet e Bashkuara ka pranuar se forcat irakiane në disa raste kanë keqtrajtuar të burgosurit. Autoritetet sipas diplomatit irakian kanë premtuar se do marrin të gjithë masat për të ndaluar praktika të tilla.
XS
SM
MD
LG