Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Kanë përfunduar në Irak votimet për zgjedhjet e përgjithshme nga të cilat do të dalë parlamenti i parë që nga rrëzimi i Sadam Huseinit, që do ketë mandat katër vjeçar.
Rreth 15 milionë irakianë kishin të drejtë vote, pjesëmarrja e të cilëve sipas informacioneve paraprake ka qenë e lartë.
Ministri irakian i Mbrojtjes, Sadun al Dulaimi tha se Iraku ka kaluar një hap historik.
"Urime të gjithë irakianëve që kanë kapërcyer një hap të rëndësishëm historik. Dita e sotme do t'i kalojë historisë si një ditë që ia vlen të krenohemi. Irakianët do ballafaqohen krenar para historisë pasi i lanë mënjanë kërcënimet duke i thënë "po" Irakut, bashkimit, bashkekzistencës dhe tolerancës", tha al Dulaimi.
Dita e sotme me përjashtim të disa incidenteve ka qenë e qetë.
Shtëpia e Bardhë dhe ministrija e jashtme britanike e kanë vlerësuar ditën e sotme si "ditë historike" për Irakun.
XS
SM
MD
LG