Ndërlidhjet

BAGDAD


Në Irak vazhdon numërimi i votave nga zgjedhjet e djeshme për Asamblenë e Përgjithshme, të parat prej përmbysjes së Saddam Husseinit në vitin 2003.
Votimet kryesisht kaluan qetë, kurse zyrtarët e zgjedhjeve thanë se dolën mbi 70% e votuesve.
Në botë, zgjedhjet u mirëpritën si sukses. Rusia, Britania dhe Turqia i quajtën ngjarje e rëndësishme për irakianët, ndërsa presidenti George Bush tha:
"Ky është hap i madh drejt arritjes së qëllimeve tona, që aleati ynë Iraku, si vend demokratik, të mund të mbrojë veten dhe t'u dërgojë mesazhe të fuqishme të tjerëve në rajon, si Irani apo Siria", tha Bush.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se zgjedhjet kaluan mirë, dhe u bëri thirrje irakianëve që t'i pranojnë rezultatet.
XS
SM
MD
LG