Ndërlidhjet

STAMBOLL


Në Stamboll është ndërprerë gjykimi i filluar sot ndaj shkrimtarit të mirënjohur turk Orhan Pamuk, i cili u akuzua se i ka fyer ndjenjat kombëtare me komentet për vrasjet masive të armenëve nga Perandoria Osmane gjatë Luftës së parë Botërore.
Rasti ka nxitur interesim të madh ndërkombëtar. Human Rights Watch kërkoi nga drejtësia turke që Pamuk të lirohet, ndërsa Bashkimi Evropian paralajmëroi se rasti paraqet test për përkushtimin e Turqisë ndaj lirisë së shprehjes.
XS
SM
MD
LG