Ndërlidhjet

BAGDAD


Në Irak po vazhdon njehësimi i votave nga zgjedhjet e djeshme parlamentare, që kryesisht kaluan të qeta dhe që në shumë vende të botës do të konsideroheshin si të suksesshme. Anëtari i Komisionit zgjedhor të Irakut, Farid Ayat tha se vlerësohet se dalja në zgjedhje ishte afro 70%. Sipas tij rezultatet përfundimtare mund të shpallen pas dy javësh. Presidenti amerikan, George Bush tha se votimi shënoi një hap të madh drejt arritjes së qëllimeve të Shteteve të Bashkuara për një Irak demokratik që do të jetë i aftë ta mbrojë vetveten. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të bashkuara, Kofi Annan ftoi popullin e Irakut që ti pranoj rezultatet e zgjedhjeve për 275 anëtarët e Asamblesë Kombëtare, pas shpalljes së tyre.
XS
SM
MD
LG