Ndërlidhjet

BAGDAD/AMAN


Në Irak po vazhdon njehësimi i votave nga zgjedhjet e djeshme parlamentare. Anëtari i Komisionit zgjedhor të Irakut, Farid Ayat tha se vlerësohet se dalja në zgjedhje ishte afro 70%. Sipas tij rezultatet përfundimtare mund të shpallen pas dy javësh. Duke folur për këto zgjedhje, zëvendës shefi i Misionit Ndërkombëtar për Zgjedhjet në Irak, Paul Dacey, pos tjerash, tha:
- Në përgjithësi ne jemi të kënaqur për të thënë se zgjedhjet u zhvilluan në përputhje me standardet ndërkombëtare. Por, kjo nuk do të thotë se ishin të përsosura, pasi realisht në asnjë vend nuk ka zgjedhje që janë të përsosura.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë vlerësuar si "historike" këto zgjedhje, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ftoi popullin e Irakut që ti pranoj rezultatet e zgjedhjeve pas shpalljes së tyre.
XS
SM
MD
LG