Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zëvendëskryeministri i Serbisë Miroljub Labus ka deklaruar për të përditshmen Vecernje Novosti se raundi i negociatave me BE- në planifikuar në shkurt, rrezikon të mbyllet derisa Serbia të arrestojë ish komandantin serb të Bosnjes, Ratko Mladic dhe disa të akuzuar të tjerë nga Haga, për krime lufte. "Nuk mund të garantoj se kur do të mbahet raundi tjetër i negociatave pa lëvizur përpara duke bashkëpunuar me tribunalin e Hagës"- tha Labus. Ndërkaq kryetarja e Hages Del Ponte, në një raport drejtuar Keshillit të Sigurimit të OKB-së, kritikoi ashpër Serbinëe dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të bëjë përgjegjës Beogradin për dështimin e arrestimit të Mladicit, i cili akuzohet për masakrën e Srebrenicës.
XS
SM
MD
LG