Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qeveria e Kosovës dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë të hënën do të shpallë zyrtarisht formimin e ministrisë së rendit dhe asaj të drejtësisë. Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi bëri këtë njoftim me rastin e diplomimit të brezit të 31-të të shërbimit Policor të Kosovës. Kosumi tha se formimi i këtyre ministrive në fazën kur po hyhet në pjesën vendimtare të përcaktimit të statusit, kërkon energji dhe përkushtim më të madh për secilin që të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë.
Shefi i shtyllës së UNMIK-ut për polici dhe drejtësi Jean Dussoar tha se ky është rezultat i punës së shkëlqyer të Shërbimit Policor të Kosovës. Shërbimi Policor i Kosovës është në gjendje që të marrë gjithnjë e më shumë kompetenca dhe përgjegjësi, tha Jean Dussoar.
Shërbimi Policor i Kosovës i formuar kah fundi i vitit 1999 tani ka rreth 7 mijë pjesëtarë.
XS
SM
MD
LG