Ndërlidhjet

BAGDAD


Zëvendëspresidenti amerikan Dick Cheney ka bërë një vizitë të papritur në Irak, pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën në këtë vend. Ai cilësoi se zgjedhjet ishin një hap kryesor që lidhet me tërheqjen e trupave amerikane.
"Niveli i pjesëmarrjes në të gjithë Irakun, ishte për tu shënuar "-u tha Cheney gazetarëve pas një takimi me komandantët ushtarakë amerikanë. Sipas tij ajo çfarë nevojitet është ndërtimi i një strukture politike në vetëqeverisjen e Irakut e cila të bashkojë segmente të ndryshme të popullsisë dhe të mbajë përgjegjësi për sigurinë e vendit.
XS
SM
MD
LG