Ndërlidhjet

PRISHTINË


UNMIK-u dhe qeveria e Kosovës janë të gatshme për shpalljen publike të formimit të ministrisë së rendit dhe asaj të drejtësisë, që do të bëhet para të mërkurës. "Vonesa e deritashme është bërë për disa arsye teknike", thanë zyrtarët e UNMIK-ut.
Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi,tha se dite më parë janë kthyer nga zyra ligjore në Nju Jork, dokumentet që japin drejtën jeshile për formimin e këtyre dy ministrive. Zëdhënësi i UNMIK-ut Remi Durlot në lidhje me këtë çeshtje sqaroi se rregulloret nuk janë nënshkruar sot paradite, por me siguri do të nënshkruhen para të mërkurës.
Ndërkohë ndërmjet dy partive kryesore të koalicionit qeverisës po zhvillohen diskutime se kush do të duhet të udhëheqë dy ministritë e reja.
XS
SM
MD
LG