Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Përfaqësuesit e Ministrisë së Kthimit, UNDP-së, dhe UNMIK-u nënshkruan sot tri projekte për kthimin e të zhvendosurve me vlerë 4 milionë e 350 mijë euro. Leposaviqi, Ferizaj dhe Klina janë komunat, ku pritet të kthehen të zhvendosurit serbë, romë , ashkali, egjiptas dhe shqiptarë.
Zëvendësshefi i UNMIK-ut, Larry Rossin i ka quajtur projektet si shembuj me të cilat identifikohet multietniciteti në Kosovë. “Shfrytëzimi i buxhetit të Kosovës për projektin e kthimit është demonstrim I qartë se qeveria po e shpejton procesin e kthimit.”, tha Rosin. Ministri i Kthimit Sllavisha Petkoviq, vlerëson nënshkrimin e projekteve të sotme si hap konkret në proçesin e kthimit.
“I kemi tejkaluar problemet, megjithatë më e rëndësishmja është që të nisë ndërtimi dhe njerëzit të kthehen, sepse në fund të fundit kjo edhe është çështja kryesore.” tha Petkoviq.
XS
SM
MD
LG