Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti Xhorxh Bush tha sot se ka ndër mend të vazhdojë programin e përgjimeve telefonike, perderisa SHBA përballen me kërcënimin e terrorizmit. Bush e mbrojti programin, gjatë një konference për gazetarët, duke theksuar se informacioni nevojitet përpara sulmeve të mundshme terroriste dhe jo pas tyre.
"Për të shpëtuar jetët e amerikanëve ne duhet të jemi të aftë për të vepruar shpejt dhe duke përgjuar këto biseda, ne do të mund të parandalojmë sulme të reja", tha presidenti Bush
Po sot presidenti amerikan tha se Uashingtoni i qëndron idesë për të vazhduar diplomacinë për të parandaluar Iranin të prodhojë armë bërthamore.
"Sigurisht ne duam që kjo çështje të zgjidhet në rrugë diplomatike dhe Irani të degjojë një zë të bashkuar për këtë gjë", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG