Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëdhënësi i presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti, e ka mirëpritur paralajmërimin për emërimin e diplomatit Frank Wisner, si të dërguar amerikan në bisedimet për statusin e Kosovës.
"Ne e çmojmë rolin udhëheqës amerikan për përfundimin e luftës në Kosovë në vitin 1999. Tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim të ngushtë me evropianët duhet të luajnë një rol po aq kyç për të mbyllur çështjen e Kosovës, çështjen e fundit të madhe të krizës në Evropën juglindore që u shkaktua nga shpërbërja me dhunë e federatës së dikurshme jugosllave" tha Muhamet Hamiti për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se pavarësia e Kosovës, me një qeveri demokratike e përfaqësuese dhe garanca për të drejtat e plota qytetare për të gjitha pakicat, është zgjidhja që siguron paqe dhe siguri për të gjithë popujt në këtë pjesë të Evropës.
XS
SM
MD
LG