Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendësshefi i UNMIK-ut Larry Rosin ka nënshkruar sot rregulloret e UNMIK-ut për krijimin e dy ministrive të reja në kuadër të qeverisë së Kosovës- Ministrisë së drejtësisë dhe Ministrisë së Rendit. Dritën jeshile për këtë, e ka dhënë Zyra Ligjore e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork
Në një konference të përbashkët për gazetarë kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi dhe shefi i Shtyllës së parë të UNMIK-ut Jean Dussourd, kanë vlerësuar se krijimi i ministrive është rezultat i punës 6 vjeçare të institucioneve në Kosovë.
Kousmi ka thënë se ministritë do të ndahen mes dy subjekteve politike LDK-se dhe AAK-së. Megjithatë, ende nuk janë publikuar emrat e minsitrave të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG