Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Institucionet qendrore të Kosovës e kanë mirëpritur emërimin e të dërguarit special amerikan në bisedimet për statusin e Kosovës, diplomatin Frank Wiesnere. Kryeministri Bajram Kosumi tha se Kosova ka respektin më të madh për rolin e SHBA-ve në proçesin e diskutimeve për statusin dhe për emërimin që është bërë.
Zëdhënësi i presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti, për Radion Evropa e Lirë deklaroi se Kosova e çmon rolin udhëheqës amerikan për përfundimin e luftës në Kosovë, në vitin 1999.
"Tani SHBA në bashkëpunim të ngushtë me evropianët, duhet të luajnë një rol po aq kyç për të mbyllur çeshtjen e Kosovës" tha Hamiti. Ai shtoi se pavarësia e Kosovës, është zgjidhja që siguron paqe dhe siguri për të gjithë popujt në këtë pjesë të Evropës.
XS
SM
MD
LG