Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendës shefi i UNMIK-ut Larry Rossin, zëvendës kryeministri i Kosovës Adem Salihaj, dhe Ministri i Transportit i Maqedonisë Xhemali Mehazi, sot edhe zyrtarisht e kanë hapur linjën hekurudhore Prishtinë-Shkup. Distanca e hekurudhës nga stacioni qendror në Fushe Kosovë, deri në jug të Shkupit është 80 kilometër.
Larry Rosin tha se "shumë njerëz në Kosovë kanë kujtime të këqija nga kjo hekurudhë".
Për herë të fundit kjo linjë është shfrytëzuar gjatë fushatës ajrore të NATO-s në vitin 1999 nga ana e pushtetit serb, për të transportuar me dhjetëra- mijëra shqiptarë te dëbuar nga Kosova ne Maqedoni.
XS
SM
MD
LG