Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Negociatat për statusin e Kosovës do të fillojnë në muajin e ardhshëm në Vienë- ka deklaruar sot i dërguari i posaçëm i OKB-së për statusin e Kosovës Marti Ahtisari. Në selinë e Kombeve të Bashkuara, Ahtisari tha për gazetarët se në raundin e parë të bisedimeve mes Prishtinëes dhe Beogradit do të jetë në fokus përmirësimi i kushteve për minoritetet në Kosovë.
"Për momentin ne po përpiqemi të shohim që nga proçesi i standarteve të krijohen kushtet minimale, ku populli të mund të jetojë në mënyrë të sigurt, kushdo që të jenë serbë, apo minoritete të tjera në Kosovë, dhe kjo nuk mund të arrihet vetëm nga shqiptarët e Kosovës. Kjo është ajo që ne u kemi thënë serbëve, se mospjesëmarrja e serbëve nuk do të na ndihmojë"-tha i dërguari i posaçëm i OKB-së.
Ahtisari tha se në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit do të perfshihen dhe çështjet e decentralizimit të pushtetit në Kosovë. Ai ka theksuar dhe nevojën e përmirësimit të ekonomisë, paralalisht me mbajtjen e bisedimeve.
XS
SM
MD
LG