Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice njoftoi se ish diplomatin Frank Wiesner do ta emërojë të dërguar special të Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës.
"Ambasadori Wiesner do t'ia japë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara kryenegociatorit ndërkombëtar, të dërguarit të posaçëm të KB Marti Ahtisaari, në përpjekjet e tij për t'i afruar qëndrimet e zyrtarëve kosovarë dhe serbë gjatë negociatave për statusin e Kosovës", tha Rice.
"Anëtarët e Grupit të Kontaktit janë të përcaktuar se zgjidhja e kësaj çështjeje është kyçe për sigurimin e stabilitetit në Evropën juglindore" thuhet më tej në komunikatën e sekretares së shtetit.
Rice gjithashtu e shfaqi shpresën se bisedimet për statusin e Kosovës do të zhvillohen në frymë të një "gatishmërie për të arritur marrëveshje për një varg çështjesh të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës".
Njoftimi pasoi takimin që zonja Rice e zhvilloi me të dërguarin e posaçëm për statusin Marti Ahtisaari, të hënën në Departamentin e Shtetit në Uashington.
Frank Wiesner ka shërbyer si ambasador amerikan në Egjipt, Indi, Zambi dhe Filipine.
XS
SM
MD
LG