Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Administrata e Kombeve të bashkuara në Kosovë ka thënë se krijimi i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë nuk është i lidhur me statusin e ardhshëm të Kosovës por me proçesin e bartjes së përgjegjësive nga institucionet ndërkombëtare tek ato vendore. Zëdhënësi i kësaj administrate, Niraj Singh, deklaroi se në Kosovë ende vlen rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit dhe se shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara do ta ketë fjalën kryesore deri në fund të mandatit të këtij Misioni. Ndryshe, dy partitë e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duhet të arrijnë një marrëveshje për ndarjen e dy ministrive në krijim. Mundësia më e përfolur deri më tash është që të dyja partitë, të kenë nga një ministri, por marrëveshja zyrtare, duket se ende nuk është arritur.
XS
SM
MD
LG