Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi sot se zbatimi i marëveshjes së Ohrit në Maqedoni, mund të jetë një shembull për zgjidhjen problemeve të minoriteteve në Kosovë. Këtë qëndrim Lavrov e mbajti gjatë takimit me Ministren e Jashtme të Maqedonisë Ilenka Mitreva. Lavrov konfirmoi mbështetjen e Rusisë ndaj politikave të Maqedonisë për stabilitet dhe zbatim të marëveshjes së Ohrit. Lavrov theksoi se "përkujdes të veçantë i është përkushtuar problemeve të Ballkanit gjatë bisedimeve të sotme". Sipas dy bashkëbiseduesve, marëdhëniet mes Maqedonisë dhe Rusisë janë të bazuara në rrethana të thella historike.
XS
SM
MD
LG